Shtyhen për në 29 shtator 6 ligjet
e Reformës, do votohen paketë

Shtyhen për në 29 shtator 6 ligjet<br />e Reformës, do votohen paketë
Ligji për importin e mbetjeve duket se do jetë e vetmja çështje e nxehtë në seancën e 22 shtatorit.

Maxhoranca ka vendosur të marrë 1 javë kohë dhe të mos votojë asnjë ligj të reformës në drejtësi të enjten.

Burime nga Kuvendi konfirmojnë për Report Tv se të 6 ligjet që bëjnë funksionale reformën, do të kalojnë si një paketë e vetme në 29 shtator.

Kjo për faktin se me përjashtim të ligjit për prokurorinë asnjë prej nismave të tjera nuk janë gati. 

Kjo tërheqje argumentohet me faktin se si ligji për Byronë Kombëtare të hetimit ashtu dhe ai për dhe institucionet e reja të drejtësië kanë ende disa nene për të cilat pritet opinioni i ndërkombëtarëve.

Ndërsa tre ligjet e tjera ku përfshihet dhe ai për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë nisur të shqyrtohen fare. 

Si PD ashtu dhe PS kishin deklaruar se për të fituar kohë, ligjet do të ndaheshin në dy pjesë, 3 në seancën e 22 shtatorit dhe 3 në 26.

Por shtyrja vjen dhe për faktin se nismat duhet të kordinohen mes tyre për të pasur terminologji të njejtë dhe redaktuar nga ana gjuhësore.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD