Ministria e Infrastrukturës ka shtyrë me rreth 1 muaj afatin për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre.
Gara e hapur më 19 dhjetor 2024 me afat deri më 17 shkurt 2025 është shtyrë për më datë 10 mars, por pa pasur një njoftim mbi arsyet e këtij vendimi. Pra kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në këtë garë mund të paraqesin ofertat e tyre deri më 10 mars.
Tenderi për Milot-Balldre u shpall në Agjencinë e Prokurimit Publik në fund të vitit 2024, pas 6 vitesh zvarritje, dhe vlera e ndërtimit të kësaj autostrade të re është përllogaritur në 364.7 milionë euro pa TVSH, dhe kohëzgjatja 35 vite.
Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.
Kjo autostradë do të jetë me pagesë për qytetarët njëjtë si Thumanë-Kashar, tarifa do të fillojë nga 0.5 euro për motoçikletat deri në 5 euro për mjetet e mëdha.
Në tender është planifikuar që punimet për këtë segment rrugor prej 17 kilometrash të nisin që këtë vit dhe të përmbyllen në vitin 2028
Gara për këtë autostradë nisi në vitin 2018, ku kompania ANK përmes një propozimi të pa kërkuar fitoi të drejtën për të ndërtuar rrugën me kosto 256 milionë euro, por kompania nuk arriti të plotësonte kushtet. Pas gati 6 vitesh zvarritje, gara për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre u rihap përsëi, më 19 dhjetor 2024.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Marubi, historia e dinastisë që ruajti Shqipërinë e zhbërë
30 Mars, 14:23
-
Thomas Brdaric: Me Egnatian gjyqtarja dhe VAR gabuan! Jemi Vllaznia, s'mund të bëjnë çdo gjë me ne
29 Mars, 15:38
-
Arrestimi i dy të rinjve në Shkodër/ Dyshohet se do të vendosnin tritol, përplasen teksa ndiqeshin nga policia! Motori rezultoi me targë të vjedhur! Kyçin gojën
28 Mars, 11:07
-
Çifti irlandez gjen 41 mijë euro në Durrës, i dorëzon në policinë e Shkodrës! Dyshohet se u përkasin dy punëtorëve të një agjencie imobilare, u ranë teksa po hipnin në makinë
28 Mars, 09:37
-
Violinisti Lorenc Radovani dhe pianistja Fatma Spahiu koncert recital në Shkodër, muzika klasike mirëpritet nga publiku
27 Mars, 16:21
-
Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
27 Mars, 12:15
-
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...
26 Mars, 18:09
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’
26 Mars, 17:12
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
Vllaznia udhëton në fushën e kryesuesve, Brdaric: Egnatia ndër ekipet më të mira, duam tri pikët
26 Mars, 14:27
Autostrade me kthesa kuadrate?! -------- Tunele ne ngjitje malore ose ne disheze?! -------- Kush jane keta "arkitekte" dallkauke qe bejne e aprovojne keto monstruozitete shkaterruese si ne plan te perdorimit e te sigurise teknike per automjetet e drejtuesit e tyre, etj., etj., ashtu ne ate te mirembajtjes e ruajtjes sa ambientit e te natyres?!
PërgjigjuGreqia i ndrrton me para buxheti me 4.5 milion euro km e super cilesi. Pra 17km po te paguhen me taksa = 77 milion euro perse nuk merren me kredi te bute keto 77 milion por kerkohet te paguahen me keste 440 milion ose 6.5 here me shume ose rendom 6.5 fish. Kjo tregon nivelin e hajduterise qe ka arritur kjo qeverisje.