Shtyhet afati për vetëdeklarimin e taksës së banesës/ Dokumentet që nevojiten (VIDEO)

Afati për vetë-deklarimin e taksës së banesës, që do të aplikohet në faturën e ujit, është shtyrë deri me 30 tetor.

 Afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e vetë-deklarimin të banesës, ka qenë 15 shtatori, por Drejtoria e UKT njofton se për t'i dhënë më shumë kohë qytetarëve është shtyrë ky afat.

Qytetarët gjatë këtyre ditëve janë paraqitur pranë pikave të UKT, ku bëhet dhe vetë-deklarimi, ku ka pasur dhe radhë të gjata.

Kujtojmë se në momentin që shkon për të vetë-deklaruar të dhënat, dokumentet që nevojiten janë :

1. Karta e Identitetit
2. Certifikata e Pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi, akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka
3. Libreza e ujit apo një faturë UKT.

Llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025