Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen  e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin numër 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga epidemia e virusit COVID-19.