TIRANE- Ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin , Ilirjan Celibashi ka deklaruar përpara medias se është shtyrë diskutimi për shqyrtimin e 16 amendamenteve të qeverisë për çështjen e nëpunësit civil, me qëllim që të arrihet konsensusi me opozitën.
Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punës së Kuvendit për periudhën në vazhdim. Diskutuam për ndryshimet e ligjit të nëpunësit civil dhe gjykuam të shtyjmë shqyrtimin e amendamenteve qoftë ne seancë ashtu edhe në komisionet përkatëse.
Gjykata kushtetuese ka marrë vendimin për aktin normativ të qeverisë për ligjin e nëpunësit civil dhe jemi të detyruar të zbatojmë vendimin. Por ne vazhdojmë të konsiderojmë që ligji ka nevojë të amendohet dhe shpresojmë të gjejmë edhe konsensusin e opozitës- u shpreh Celibashi.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com