Festa për tiullin e tetë radhazi në kampionat për Juventusin është shtyrë të paktën me 1 javë. Bardhezinjve iu mjaftonte një barazim në takimin e sotëm kundër Spal, por edhe pse kaluan të parët në avantazh skuadra vendase arriti të përmbyste rezultatin, 2-1.
Moise Kean në pjesën e parë zhbllokoi shifrat duke kaluar ‘zonjën’ në avantazh, por Spal në pjesën e dytë fillimisht me Bonifazi dhe më pas me Floccarri përmbysën shifrat.
Një fitore me shumë vlera për Spal, pasi rrezikon për të rënë nga kategoria, ndërkohë që për Juventusin kjo ishte disfata e dytë këtë sezon në kampionat. Pavarësisht humbjes bardhezinjtë mund të shpallen kampion të dielën, në rast se Napoli nuk fiton në transfertë përballë Chievo-s.
Aktualisht Juventus udhëheq me 84 pikë, 20 më shumë se Napoli i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak kur kanë mbetur edhe 6 javë.