TIRANË - Mungesa e dy avokatëve mbrojtës të Andon Mëhillaj-t, ka qenë shkaku i shtyrjes së seancës gjyqësorë ndaj 7 të pandehurve të “bandës së tritolit”. Edmond Dëma dhe Lazer Sokoli avokatët mbrojtës të Mëhillaj-t nuk kishin njoftuar trupin gjykues për mospjesëmarrjen e tyre në këtë seancë, çka bëri që gjyqtarja Flora Hajredinaj të shtyjë senacën e ditës së sotme.
 
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, Andon Mëhillaj, Marjon Mitro, Ndriçim Gjokona, Albin Mexhaj, ndërsa Ilir Karçini kishte zgjedhur të përfaqësohej nga avokati i tij Ardian Leka, Sakaq, për drejtësinë shqiptare vazhdon të jetë ende në kërkim personi i shtatë Genis Mëhillaj.
 
Në seancën e datës 4 dhjetor, Julian Sinanaj është revoltuar në sallën e gjyqit duke, kërkuar llogari se pse nuk është arrestuar personi nga Vlora me iniciale E.L, për të cilin ai ka dëshmuar se ishte pjesë e bandës, duke bërë që të kishte një debat të forta mes tij dhe gjyqtares Hajredinaj.
 
Katër seanca gjyqësore janë zhvilluar deri tani ndaj, “Bandës së Tritolit”, ku ndaj 7 të pandehurve rëndojnë rreth 38 akuza për vepra të rënda penale, si, “vrasje me paramendim”, “vepra me qëllimi terroriste” si edhe krijim i “grupit të strukturuar kriminal”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)