Procesi gjygjësor ndaj opozitarit rus, Alexei Navalny, dhe vëllait të tij, Oleg është shtyrë për 24 prillin e ardhshëm.
Prokurorët kanë hapur hetime të reja kriminale ndaj vëllezërve Navalny për përvetësim dhe pastrim parash për një biznes të tyre gjatë viteve 2008 – 2011.
Hetimet vijnë një ditë pasi Navalny është shfaqur në gjyqin e të mërkurës për të tjera akuza, për komplot për të krijuar trazira në masë kundër
Presidentit Vladimir Putin në prag të inaugurimit për mandatin e tij të tretë presidencial.
Navalny, 36 vjeç, një avokat i njohur kundër korrupsionit, i hedh poshtë akuzat duke i cilësuar si ndjekje politike, që synon të heshtë kritikat e tij për presidentin Vladimir Putin.
Navalny ka qenë në krye të protestave opozitare që kanë tronditur Rusinë vitin e kaluar, kur Putini fitoi zgjedhjet presdenciale në mars 2012.
(l.ç./v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com