Shtyhet gjyqi në Vlorë për Pëllumb Petritaj, akuza ka kërkuar dënim me 28 vite burgim

Shtyhet gjyqi në Vlorë për Pëllumb Petritaj, akuza ka kërkuar dënim me 28 vite burgim

Gjykata e Apelit në Vlorë ka shtyrë për në datën 13 dhjetor 2019 seancën gjyqësore për Pëllumb Petritaj, si pasojë e mungesës së një gjyqtari.Ndërkohë pritet që deri në datën 13 dhjetor, Këshilli i Lartë Gjyqësor, të transferojë një gjyqtar në Apelin Vlorë, për gjykimin e kësaj kërkese për caktim të masës së sigurisë për Pëllumb Petritaj. Kjo pasi pjesa më e madhe e gjyqtarëve në këtë gjykatë janë ezauruar në gjykimin e rastit të Pëllumb Petritaj.

Pritet që në muajin dhjetor për këtë çështje të ketë zhvillime interesant pasi në gjykatën e themelit Vlorë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor kundër Pëllumb Petritaj për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteeve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Prokurori i çështjes gjatë pretencës së tij të lexuar në gjykatë ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 28 vite burgim të Petritaj. Ndërkohë prej mëse tre muaj, mbrojtja e të pandehurit, Petritaj ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit në gjykatë. Petritaj, po përballet me një proces gjyqësor pasi nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara ka tjetërsuar, duke përfituar 100 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit.

Momentalisht ky proces vijon të shtyhet për shkak të avokatëve mbrojtës, pasi nxjerrin arsye të ndryshme për shtyrjen e këtij procesi.

Mirëpo gjatë kësaj faze, prokurori Albert Kuliçaj, i është drejtuar me një kërkesë tjetër gjykatës, duke kërkuar arrestimin e Pëllumb Petritaj, pasi është marrë informacion, se ky i fundit po ndikon në prishjen e provave të procesit. Kërkesa është miratuar nga gjykata e Vlorës, dhe në 12 nëntor 2019, policia e këtij qyteti ka kryer arrestimin e Pëllumb Petritaj.

Prokurori Albert Kuliçi, zbuloi se biznesmeni Pëllumb Petritaj, ka falsifikuar dosjen gjyqësore të vitit 1997 ku gjyqtar ka qenë Qatip Bylykbashi, Agim Hamiti dhe Artemisa Mece. Prona e tjetërsuar ndodhet në vendin e quajtur “Gryka e Pishës” në Nartë të Vlorës. Gjatë hetimit prokuroria zbuloi se dosja e ATP me nr.674 i përket Muhamet Bedinit dhe jo Seit Shehut, që ka bashkëpunuar me Petritaj. Petritaj përfaqësonte Ramiz Shehun, Merjeme Shehun, Sadiha Shehun, Lulzim Shehun, Lavdosh Shehun dhe Seit Shehun. Pasi kanë marrë pronën prej 1 milion m2 të gjithë këta persona kanë autorizuar Petritajn t’i shesë tokën vajzës së tij. Shitja është kryer me një çmim prej 253 milion lekë, por pretendohet se lekët janë dhënë jashtë zyrës së noterit dhe pa një transaksion bankar.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen