Në Gjykatën e Posaçme të Apelit është shtyrë sërish gjyqi për dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Të dënuarit në Shkallën e Parë ankimuan vendimin dhe tashmë prej kohësh vendimmarrja ka ngecur në Apelin e Posaçëm.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e një prej avokatëve të të pandehurve, ndërsa 19 janari në orën 10:00 u la si datë për zhvillimin e këtij gjykimi.
Sa i përket inceneratorit të Tiranës, GJKKO ka dënuar Lefter Kokën, Alqi Bllakon të cilët janë liruar nga qelia, Taulant Tushën, Namik Samixhiun, Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Valbona Ballgjinin dhe Sidita Kopliku, ndërsa Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm.
Komente










