Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore ndaj Izet Haxhisë.  Shkak është bërë mungesa e avokatit mbrojtës Idajet Beqiri.

Në këtë seancë pritej të jepnit deklarimet e tyre dëshmitarët e thirrur nga prokuroria.

Ndërkohë që në lidhje me kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e trupës gjyqësore, Gjykata tha sot se për këtë është shprehur edhe Gjykata e Lartë, e cila  ka vendosur mos pranimin e rekursit të bërë nga ana e Izet Haxhia seancën e kaluar.