TIRANE - Kontrolli parlamentar në Shërbimin Informativ Shtetëror nga grupi i punës i ngritur në Komisionin e Sigurisë nuk ka përfunduar ende. Burime konfidenciale për A1 Report bëjnë me dije se mandati kishte përfunduar në muajn korrik por në fakt tre deputetët e mazhorancës kanë kërkuar shtyrjen e këtij mandati të kontrollit.
Po sipas burimeve bëhet me dije se gjatë këtij muaji deputetët e grupit të kontrollit do të dalin në përfundime mbi gjetjet në Shërbimin Informativ. Grupi i kontrollit ka për qëllim të vërë në sitë këtë institucion duke inspektuar mbi ligjshmërinë e një shkrese sekrete të dhejtorit 2013 dërguar drejtorëve të SHISH në prefektura, ku kërkohet informacion për drejtuesit e Policisë së Shtetit. 19 maji ka qënë dita e nisjes së punës nga deputetët e mazhorancës në këtë institucion.
Në zyrat e shërbimit kanë qënë të pranishëm vetëm deputetët e Partisë Socialiste, Piro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, pasi opozita nuk ka pranuar të japë emrat e saj dhe të bëhet pjesë e këtij grupi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO