Shtyhet masa e paraburgimit
për 4 të dyshuar për terrorizëm

Shtyhet masa e paraburgimit<br />për 4 të dyshuar për terrorizëm
Gjykata  e Prishtinës ka vazhduar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për terrorizëm, Ilir Berisha, Sadet Topojani dhe Burim Ballazhi, ndërsa të dyshuarit të katërt, Jetmir Kyqykun, i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak. Sipas mediave kosovare katër të dyshuarit janë shokët e udhëheqësit të shqiptarëve të ISIS në Siri, Lavdrim Muhaxheri.

Ndërsa masa e paraburgimit dhe arresti shtëpiak ndaj tyre ka vazhduar, fotografitë tmerruese, ku rekrutuesi i tyre, kosovari Lavdrim Muhaxheri shihet duke i prerë kokën një të riu në Siri, kanë ngjallur reagime të ashpra në Kosovë.
 
Me 26 qershor të këtij viti, Njësiti Special kundër terrorizmit i Policisë së Kosovës arrestoi katër persona: Ilir Berisha, Sadet Topojani, Jetmir Kyqyku dhe Burim Ballazhi nën dyshimin për përfshimje në veprat penale organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, rekrutim për terrorizëm, nxitje urrejtjes, përqamjes, mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar apo etnik.
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato