Shtyhet me dy ditë afati i hapjes dhe i deklarimit të llogarisë bankare për bizneset

Shtyhet me dy ditë afati i hapjes dhe i deklarimit të llogarisë bankare për bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë për më 28 tetor afatin, që kanë bizneset për të hapur dhe deklaruar llogarinë bankare. Afati i vendosur nga tatimet ishte data 26 tetor, por për shkak se zyrtarisht është ditë pushimi Tatimet kanë vendosur ta shtyjnë deklarimin e llogarive deri ditën e hënë.

Llogari duhet të hapin të gjitha subjektet që qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike është mbi vlerën 2 milionë lekë,  tatimpaguesit persona juridikë aktivë pavarësisht nga qarkullimi që realizojnë si dhe organizatat jo-fitimprurëse të regjistruara në organin tatimor.

Vendimi për të hapur hapur llogari bankare është marrë për të shmangur edhe informalitetin apo përdorimin e parasë cash për shit-blerje.

Subjektet që duhet të deklarojnë llogarinë bankare pranë drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë rreth 55 mijë biznese.

Aktualisht deri më tani sipas Tatimeve kanë deklaruar llogarinë bankare 35 mijë subjekte, ndërkohë kjo nuk është një shifër përfundimtare pasi bizneset mund të kenë hapur llogarinë bankare por e kanë dërguar në mënyrë shkresore pranë Drejtorisë së Tatimeve, dhe ende nuk janë deklaruar.

Po ashtu tatimet sqarojnë për REPORT TV  se derisa të konfirmohen të gjitha shifrat e subjekteve që kanë hapur llogari, bizneset nuk do të ndëshkohen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës