Shtyhet në Apelin e Vlorës gjyqi për 'peshkun' e madh të pronave në bregdet

Shtyhet në Apelin e Vlorës gjyqi për 'peshkun' e madh të pronave në bregdet

Është shtyrë për në datën 12 qershor 2019 seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ku do të vendoset për caktimin ose jo të masës së sigurisë arrest me burg për Pëllumb Petritaj. Shkak i shtyrjes mësohet se është bërë avokati i Petritaj, i cili nuk kishte prokurorë përfaqësimi nga klienti i tij. Mospasja e prokurës është kundërshtuar nga prokurori i Apelit, i cili ka pohuar se avokati smund të legjitimohet në këtë proces, pa paraqitur prokurën juridike.

Kujtojmë që lirimi i Pëllumb Petritaj është bërë nga gjykata e Shkallës së Parë, pas 7 muaj qëndrim në qeli të tij. Në muajin Maj 2019 gjykata e Vlorës ka vendosur të lirojë nga burgu “peshkun e madh” të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Vlorës, Pëllumb Petritaj. Njeriu që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka mundur të zaptojë plazhet dhe sipërfaqet e tokës më të çmuara në Vlorë, ka dalë ka burgu falë një vendimi të dhënë nga gjyqtari i çështjes Ervin Trashi. Ky i fundit ka pranuar kërkesën e Pëllumb Petritaj për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në masë sigurimi me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra.

Kjo shumë financiare është lënë si peng në gjykatë nga Petritaj, me qëllim lirimin e tij nga qelia. Nga ana tjetër prokurori i çështjes ka kundërshtuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë për Petritaj, por në fund të gjykimit gjyqtari Trashi ka pranuar kërkesën,duke çuar nga burgu në shtëpi “peshkun e madh” të tjetërsimit të pronave Pëllumb Petritaj. Tashmë prokuroria ka  apeluar vendimin duke kërkuar në Apel caktimin e masës së “arrestit në burg” për Petritaj. Seanca e parë është zhvilluar sot, por gjykata e Apelit nuk ka mundur të dalë me vendim, pasi avokati i zgjedhur nga Petritaj, nuk kishte prokurën e përfaqëismit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen