Në Gjykatën e Apelit është shtyrë seanca për kërkesën e PD për bashkimin e dy statuteve të PD. Shkak është bërë mungesa e Emona Muçit, një anëtare e trupit gjykues. Gjyqtarja mungoi për arsye shëndetësore. Seanca e radhës do të mbahet më 20 dhjetor në orën 09:30. PD kërkon regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut. Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.
Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë 'zhbëhet' Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.
Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës. Gjithashtu në Gjykatë është edhe ankimi i Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Zhukrit për regjistrimin e statutit të Berishës. Për këtë arsye, Gjykata sqaroi më parë se çdo pasqyrim në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës do të pritet sqarimi i çështjes në apel, e cila do të ishte një vendim i formës së prerë që do vendosë për fatin e Partisë Demokratike.
Pasi u njoh me argumentet e plota të gjyqtarit Agron Zhukri, që më 25 mars i dorëzoi Partinë Demokratike Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit, në cilësinë e nënkryetarit të selisë blu, Enkelejd Alibeaj ankimoi vendimin për regjistrimin e statutit logos dhe vulës së re, të miratuara nga grupi i Berishës më 11 dhjetor. Në ankimin, Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi, duke e rikthyer çështjen për gjykim nga një tjetër trupë gjykuese ose pushimin e saj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
Jorida Tabaku për programin e PD: Taksa të ulëta, rregulla të qarta dhe ekonomi të lirë e konkurruese! Modeli aktual, vetëm për të privilegjuarit
16 Shkurt, 18:16
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Berisha: Audit për 12 vite qeverisje të Ramës, ku shkuan 64 mld euro buxhet në 12 vite
16 Shkurt, 14:01
-
Eduard Zaloshnja: Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14, të tjerat 4
16 Shkurt, 12:12
-
VIDEO/ SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?
14 Shkurt, 14:00
-
Eduard Zaloshnja: Një përmbledhje e sondazhit ‘Piepoli’ për Qarkun Tiranë
14 Shkurt, 13:12
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
13 Shkurt, 21:00
-
PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)
13 Shkurt, 20:43
-
FOTOT/ Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën (habitet Braçe)
13 Shkurt, 19:10
-
Presin dritën jeshile nga Kuvendi/ Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, diaspora zero lekë për postën, vota do numërohet nga komisionerë politikë! Rriten financimet e koha televizive në fushatë
13 Shkurt, 08:31
-
Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në këshillin kombëtar të PD-së, Berisha justifikohet pse ‘mbrojti’ drejtuesit politikë
12 Shkurt, 18:33
U bo bajat fare dhenia e ketij vendimi,dhe shume e kuptueshme qe gjyqsori,drejtesia, mazalla se shkeputet nga politika
Përgjigju