Shtyhet ngritja e KKI, Balla: Të vijë
PD. Bregu: OK, po duam kryesimin!

Shtyhet ngritja e KKI, Balla: Të vijë<br />PD. Bregu: OK, po duam kryesimin!
TIRANE - Mazhoranca i bën apel opozitës të thyejë bojkotin që ka ndërrmarrë ndaj punës në komisione e parlament e të bëhët pjesë e diskutimeve. Nënkryetari i Komisionit të Integrimit Taulant Balla në mbledhjen e radhës së këtij komisioni për të arritur konsensusin me të djathtët vendosi të shtyjë ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, strukturë kordinuese që do të merret më rrugëtimin e shqipërisë drejt be-së 

Por opozita ka konfirmuar se do të marrë pjesë në këtë strukturë që mblidhet 2 herë në vit, nëse mazhoranca i lë drejtimin e saj. Ka qenë deputetja e PD, Majlinda Bregu e cila theksoi se kjo nuk do të thotë thyerje të bojkotit për të gjithë komsionet. Sipas Bregut, opozita nuk ka kërkuas asgjë më shumë se ti lihet opozitës hapësira për të drejtuar këtë organizëm.

"Unë shpresoj shumë që kjo tërheqje që ka vendosur sot maxhoranca të bëjë duke kuptuar gabimin e propozimit që kishte bërë për ngritjen e Këshillit Kombëtar, të jetë e tillë deri në fund sepse nuk kemi kërkuar, dhe e përsëris, asgjë më shumë se sa ti lihet opozitës hapësira për të drejtuar një organizëm i cili ka treguar që ka qenë i suksesshëm në këtë format në vendet e tjera që sot janë vende anëtare të Bashkimit Europian, duke ripërmendur këtu rastin e Kroacisë. Të gjitha strukturat e proçesit të integrimit europian në Shqipëri janë ngritur sipas modelit kroat, dhe kjo e këshillit jo vetëm që nuk e gjej me vend por më duket e tepruar dhe një shpikje shumë e pasaktë por edhe dashakeqe. Sa herë bëhet fjalë për ti dhënë opozitës një hapësirë që e meriton dhe që e ka gëzuar edhe në vende të tjera në këto stade të procesit të integrimit në Shqipëri, qeveria dhe maxhoranca porpozon një model për t’ia kufizuar hapësirën opozitës. Pra shpresoj shumë që kjo tërheqje e sotme të jetë një reflektim për të mbërritur deri në fund në një format të cilin unë e kam propozuar dhe ia kam depozituar me shkrim Ministres së Integrimit, ku ne të jemi palë dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit të jetë një organizëm parlamentar i drejtuar nga opozita për të treguar që qeveria është e gatshme të kontrollohet në këtë proces duke ia lënë opozitës drejtimin e këtij këshilli dhe nga ana tjetër të mos presë që qeveria të kontrollohet nga maxhoranca e vetë." u shpreh Bregu

bregu

Që nga mesi i korrikut, pas incidentit me depuetetin gent strazimiri , opzoita ka bojkotuar Kuvendin.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën