TIRANE- Shtyhet mandati i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se mandati i diplomatit amerikan në Tiranë do të shtyhet edhe për disa muaj të tjerë.
Kjo gjë u pa edhe gjatë takimeve që zhvilloi përfaqësuesi i lartë i Departamentit Armerikan të Shtetit, Jonathan Moore me krerët e shtetit Shqiptar ku gjatë gjithë kohës ishte i shoqëruar nga Arziu.
Por në një takim që Moore zhvilloi dje, me ish-kryeministrin Sali Berisha, ambasadori Arvziu nuk ishte i pranishëm në takim, gjë kjo që mund të ketë ardhur për arsye të konflikteve që kanë pasur përgjatë këtij viti. Konkretisht gjatë ditës së djeshme, drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore të Departamenti Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, zhvilloi dy takime me dy figurat kryesore të Partisë Demokratike, kryetarin Lulzim Basha dhe ish-kryetarin Sali Berisha. Këto takime u shfrytëzuan nga të dy eksponenët e Partisë Demokratike për tu ankuar për qeverisjen e mazhorancës së majtë.
Vizitat
Në takimin që Basha zhvilloi me Jonathane Moore i shpreu atij pakënaqësitë që ka ndaj mazhorancës qeverisëse nga ku theksoi se qeverisja po karakterizohet nga paligjshmëria. Sipas njoftimit të PD-së, thuhet se: “Gjithashtu u diskutua për situatën aktuale në vend e në veçanti për cështjet e paligjshmërisë, cenimit të shtetit ligjor e demokracisë në Shqipëri.
Në këtë kontekst, Basha e njohu Moore për shqetësimin e Partisë Demokratike mbi degradimin e shtetit ligjor, goditjet e përsëritura ndaj garancive kushtetuese për liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve, revanshin ndaj administratës publike, rritjen e pasigurisë në vend si rezultat i hapave mbrapa në policinë e shtetit, sinjalet negative të qeverisë ndaj ekonomisë, investitorëve dhe sipërmarrjes në përgjithësi, etj”. Ndërsa Berisha në një postim në faqen e tij në rrjetin social “facebook”, thekson se Shqipëria është e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke bërë të njëjtën deklaratë të kryetarit të tij, Lulzim Basha.
“Pas mirëseardhjes i shpreha zotit Moore mirënjohjen e thellë për të gjithë ndihmën që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe shpreha vendosmerine time për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Ne takim theksova se vendosmeria jonë për të mbështetur procesin e integrimit të vendit në BE përballet me veprimet anti shtet, anti ligj dhe anti Kushtetutë të qeverisë Rama – Meta, si dhe shpalljen të pavlefshme, po me vendime të qeverisë, të vendimeve të gjykatave.
Unë gjithashtu njoha Moore me kaosin e krijuar në ekonominë e vendit si pasojë e mungesës së programit të qeverisë etj. Të gjitha këto qendrime, akte, theksova në takim se janë në kundërshtim me standardet europiane dhe kjo ka rritur kundërshtitë në disa vende për të mbështetur statusin e vendit kandidat për Shqipërinë të cilin ne e meritojmë”,- shkruan Berisha në “facebook”.
Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com