Emërimi i ekipit negociator me Serbinë, shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

Emërimi i ekipit negociator me Serbinë, shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme në Kosovë

Kuvendi i Kosovës

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të emërojnë ekipin negociator në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është shtyrë për ditën e nesëme në orën 14:00.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka shtyrë seancën me kërkesë të kryeministrit Haradinaj.

Sot kemi pasur kushte për të filluar seancën, në të njëjtën kohë kemi qenë në fazën e vendimarrjes për ekipin negociator të Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi shtyerje të seancës dhe seanca do të vazhdojë nesër në orën 14:00.

Kadri Veseli, kreu i Kuvendit

Ditën e sotme në Kosovë janë mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme, njëra u mbajt në orën 8:00 të mëngjesit, ndërsa tjetra vazhdoi normalisht dhe në orën 12:30 u vendos për një pauzë prej 20 minutash. Por pas pauzës nuk pati më një zhvillim të seancës.

Më pas u lajmërua se seanca do të vazhdonte në orën 16:30 dhe më pas në 18:30 por nuk filloi pasi opozita nuk ishte gati.

Në bazë të propozimit të Qeverisë, në krye të ekipit do të jetë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Kurse anëtarë të këtij ekipi janë edhe Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Dardan Gashi dhe Mahir Yagcilar. Emërimi i këtij ekipi kërkon 61 vota të deputetëve.

Ndërsa opozita, ka bojkotuar seancën plenare dhe ka thirrur një seancë tjetër të jashtëzakonshme përmes së cilës po kërkon miratimin e një rezolute kundër bisedimeve për ndryshimin e kufijve të Kosovës, sipas idesë së propozuar nga presidenti, Hashim Thaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia