Shtyhet pretenca ndaj ish ministrit të punës Spiro Ksera. Shkak është bërë kërkesa e Alban Karabashit, i pandehur së bashku me ish ministrin Spiro Ksera për vjedhjen e 30 milion lekëve me aktivitetet fiktive për komunitetin rom.
 
Nga arratia ai kundërshton gjykimin e shkurtuar dhe kërkon që procesi ndaj tij të zhvillohet me procedurë normale.
 
Këtë të hënë prokuroria pritej të lexonte pretencën për të pandehurit, por gjykimi u shty pas kërkesës së Karabashit i cili rezulton se me agjencinë e tij të spektakleve ka lëshuar fatura fiktive për të marrë paratë nga buxheti i shtetit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com