Shtyhet rivlerësimi i pasurisë
Hipoteka:Nis në javën e 2 të shtatorit

Shtyhet rivlerësimi i pasurisë<br />Hipoteka:Nis në javën e 2 të shtatorit
Shtyhet procesi i rivlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Burime nga Hipoteka i thanë Report TV se rivlerësimi do të nisë në javën e dytë të shtatorit. Shkak për shtyrjen është mos përcaktimi i të gjitha procedurave që do të kryejë Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Pavarësisht se vendimi i qeverisë për rivlerësimin e pasurisë ka hyrë në fuqi në datën 30 gusht, ky proces do të nisë pas datës 10 shtator. Report TV kontaktoi edhe me drejtues të hipotekës, të cilët thanë se vendimi i qeverisë përcakton procedurat e rivlerësimit, ndërsa këtij institucioni i duhen edhe disa ditë të tjera për filluar procedurat. Kanë qenë të shumtë qytetarët që shkuan sot te Hipoteka në Tiranë, por përgjigja që morën ishin: Ejani në javën e dytë të shtatorit.

Vendimi i qeverisë i botuar në fletoren zyrtare i kërkon Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave të nisin menjëherë procesin.

Sipas udhëzimit, të gjithë qytetarët kanë të drejtë të bëjnë rivlerësimin e pasurisë deri në datën 28 shkurt 2017, pa paguar ndonjë gjobë. Me rivlerësimin taksa që do të paguajnë qytetarët do të jetë 2% e vlerës së transaksionit.

Rivlerësimin mund ta bëjë çdo qytetarë që ka në pronësi një tokë, ose një ndërtesë, përfshirë edhe pasuritë e paluajtshme kur është bërë më parë rivlerësimi.


Në rast të shit-blerjes së pasurive, qytetarë do të paguajnë taksën mbi bazën e rivlerësimit që do të bëhet deri në shkurt të 2017-s.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!