TIRANË - Ismail Morina, i arrestuar prej 3 javësh me dy armë pa leje do të mësojë më 30 tetor, nëse do të vijojë të qëndrojë në burg apo do të fitojë lirinë, siç edhe ai kërkon. Në fakt seanca në Gjykatën e Apelit ku mbrojtja e Morinës kërkon masë më lehtësuese, u shty pasi mungoi avokati Ardian Visha. Morina, i njohur për të gjithë si "Ballisti" u arrestua më 7 tetor, gjysmë ore pas mesnate, pasi u kap nga policia me dy pistoleta, një në brez dhe një në makinën me të cilën udhëtonte në Tiranë.
38-vjeçari nga Kukësi ishte i pranishëm në sallën e Gjykatës Kushtetuese ku ishte parashikuar të mbahej seanca ndaj tij. Ra në sy se Morina mbante të veshur një bluzë të kuqe me simbolet kombëtare dhe ne qafe nje shall me flamurin amerikan.

Arrestimi i tij erdhi vetëm një ditë para ndeshjes Shqipërisë-Serbi e cila u luajt në "Elbasan Arena" dhe për të cilën Ballisti kishte mundur të blente biletën për ta parë në stadium.
Ballist Morina u bë i njohur për të gjithë publikun shqiptar pasi ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë së madhe në stadiumin "Partizani" në Beograd gjatë luajtjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri nëntorin e vitit të kaluar.
Seanca për lirimin e Ballistit kryesohet nga gjykatësja Zeqine Sollaku, ndërsa avokati i Morinës Ardian Visha ka kërkuar më herët lirim dhe hetim të Morinës me masën detyrim paraqitje.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com