Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se mbajtja e kësaj seance është shtyrë për të enjten e ardhshme më 18 shtator. Ky vendim, pasoi takimin që Brovina zhvilloi me partitë politike, ku morën pjesë vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe komunitetet pakicë. Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë edhe partitë e koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia Nisma dhe Vetëvendosje.
Kërkesa për shtyrjen e seancës është parashtruar nga Lista Serbe. Më pas, Flora Brovina ka ftuar partitë politike në konsultime. Vendimi është marrë me anë të votave, ku koalicioni i gjerë nuk ka marrë pjesë.
Ndryshe, siç kanë njoftuar zyrtarë të partive politike në Prishtinë, Lista Serbe, e cila përfaqësohet me 9 deputetë në Kuvend, ka kërkuar konsultime shtesë me Beogradin pas, siç thuhet, zhvillimeve të reja politike që pasuan përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin LDK, AAK dhe Nisma, ku bënte pjesë edhe Lista Serbe.
Gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përsëri u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të gjejnë zgjidhje për ta tejkaluar ngërçin politik pa ndërhyrje nga jashtë.
Ajo ka theksuar se Kosova po hyn në një periudhë të rëndësishme dhe vendimtare dhe se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregojnë pjekuri politike për tejkalimin e situatës.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.7%
-
Të gabuar
27.8%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1947
Lajme të tjera
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë
26 Mars, 19:27
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë
26 Mars, 19:17
-
Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës
26 Mars, 19:11
-
Pasojat e rënda të një harte administrative
26 Mars, 18:49
-
Pse u shmang PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit, jo si kryetar partie
26 Mars, 18:24
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16
-
I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani
26 Mars, 17:55
-
DW: Simpati në Tiranë për kurajën e Albin Kurtit
26 Mars, 17:55