TIRANE- Seanca gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatit mbrojtës Genc Gjokutaj.
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndërkaq ishte i pranishëm dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia.
Kjo është seanca e 26 që zhvillohet ndaj biznesmenit Frroku, ndërsa seancën e kaluar është shfaqur për herë të parë dëshmitari i mbrojtur në procesin gjyqësor ndaj Arben Frrokut, të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj një vit më parë.
Fatmir Vladi, dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, pretendon se ka parë biznesmenin në vendin ku u vra Lamaj. Vetëm katër javë më parë, ai u bë pre e një atentati të mbetur në tentativë, kur zbuloi se në makinën e tij i ishte vendosur një sasi eksplozivi. Prej 15 Shtatorit, kur ndodhi atentati, blutë e Tiranës kanë shtuar masat e sigurisë ndaj tij.
Pak ditë më parë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit, si dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për zbulimin e identitetit të vërtetë të dëshmitarit të mbrojtur. Ishte vetë Arben Frroku që nga qelia e burgut tha se dëshmitari quhej Fatmir Vladi.
Arben Frroku i ndodhur në pranga për vrasjen e kryepolicit Lamaj shkurtin e 2013-ës, nuk ka pranuar asnjëherë akuzën si dhe ka aluduar se dëshmitari i prokurorisë është një sajesë ndaj tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja e Lamaj, Frroku për herë të parë përballë dëshmitarit kyç