Shtyhet sërish seanca në Apel për Salianjin, deputeti i PD-së: Kërkova përjashtimin e gjyqtares! Do luftoj të mbroj interesat publike

 

Deputeti i Partisë Demokratike pas seancës në gjykatën e Apelit për çështjen e Babales, tha për mediat se ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares, ndërsa thekson se këtë përjashtim e kërkoi që ti bërë me dije publikut në Shqipërisë sesi po ecën procesin. Për Salianjin, sistemi i drejtësisë nuk ka pavarësi dhe sipas tij në vend që të merret me ato që abuzojnë në shtet, merret me denoncimet e opozitës.

‘Si u paguan para nga trafikantët e drogës për të mbrojtur shefin e tyre të asaj kohe Fatmri Xhafajn. Akt ekspertimi i cili është bërë në Britaninë e Madhe zëri është i ngjashëm me zërin që është denoncuar. Unë jam sot para kësaj gjykate vetëm për shkak t denoncimeve që kam bërë ndaj qeverisë. Janë dhënë pra për të marrë dëshmitarë të rremë. Në vend që të dërgojë para gjykatës penale ato që abuzojmë shkojmë ne që denoncojmë në emër të opozitës. Sot bëra një kërkesë për përjashtim për shkak të anshmërisë të treguar dukshëm nga gjyqtarja relatore. Ka hyrë në debatin e brendshëm të PD-së, në rastin e vulës së PD-së. Ka nxjerrë jashtë radhe dosjen, në mënyrë që mos të bëhej shorti. Dihet miqësia familjare e bashkëshorti i saj me Fatmir Xhafajn. Nuk duhet ta kishte marrë çështjen! A ka ndonjë element pavarësisë sistemi i drejtësisë në Shqipëri, apo nuk ka. Nuk kam shqetësim nëse qëndron ose jo gjyqtarja e kam bërë kërkesën që të jetë publiku në dijeni sesi po ecën procesi. Kam zgjedhur të luftoj për interesat e publikut, njëlloj sikur kam dënuar bandat e drogës. Do vazhdoj betejën të mbroj ato që më kanë votuar dhe interesin publik’- tha Salianji.


Lajmi kryesor:

Çështja Babale në Apel, Salianji kërkon përjashtimin e gjyqtares relatore: Para drejtësisë s'janë trafikantët, por ne që denoncojmë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë