Për të disatën herë nuk është mundur të zhvillohet seanca e parë në themel për një nga fraksionet e dosjes së ARRSH-së, me të pandehur Evis Berberin dhe mbi 20 personave të tjerë - mes tyre Gentian GjyliErald Elezi, Ervis Lami, Brunilda Buli, Genti Raça, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkelqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve të ish-kreut të ARRSH Berberit, njëri prej të cilëve paraqiti raport mjekësor. Ndërsa avokati tjetër Gentian Rumano nuk kishte motive të arsyeshme sipas gjykatës, duke e gjobitur me 500 mijë lekë të vjetra.

Seanca e radhës është parashikuar të zhvillohet më 1 prill.

Ndaj të gjithë grupit janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave", kryer në bashkëpunim. 

Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe dy shoqëritë “Net” shpk dhe “Daam” shpk, të cilat po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme.

_______________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajm në përditësim...