Për të vendosur fatin e mandatit të ish kryebashkiakut të Peshkopisë gjykata kushtetuese vendosi të shoh në seancë dhe të administrojë si provë materiale videoskandalin seksual në të cilin u regjistrua Xhelili teksa i kërkonte favore seksuale vajzës që punësoi në Bashki.
Në seancën e kësaj të marte kushtetuesja dëgjoi pretendimet e Xhelilit dhe qeverisë në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare e cila më 13 maj 2016 e shkarkoi atë nga detyra pas transmetimit në media të videos ku Xhelili kërkonte favore seksuale në këmbim të punësimit të 20 vjeçare A.A nga Dibra.
Nëpërmjet avokatit Ferdinand Doja, Xhelili kërkoi shfuqizim të VKM-s që e shkarkoi duke pretenduar se videoskandali është i manipuluar.
Për Artur Metanin, jurist i qeverisë veprimet e Xhelilit cenuan rëndë besimin e publikut dhe në rast të mos shkarkimit nga qeveria atëherë do të cenohej dhe më tej besimi tek institucionet përfshi dhe bashkinë e Peshkopisë.
Aktualisht Xhelili ndodhet në burg pas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda dhe pritet që më 19 Korrik Kushtetuesja të vendos nëse do lërë apo jo në fuqi vendimin e qeverisë që e shkarkoi nga detyra.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO