Shtyhet vendimi, UEFA "dhuratë" 
për Shqipërinë në Krishtlindje

Shtyhet vendimi, UEFA "dhuratë" <br />për Shqipërinë në Krishtlindje
Komisioni i Apelit i UEFA-s ka shqyrtuar sot ankesat e Shqipërisë dhe Serbisë, por nuk do ta marrë  vendimin final. Këtë e ka konfirmuar sekretari gjeneral i Federatës Serbe të Futbollit, Zoran Lakoviç

Ai ka theksuar se vendimi definitiv do të merret pas 2-3 javësh, pasi rregullorja e parasheh që vendimi të merret 15 apo 20 ditë pas seancës dëgjimore.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s kishte vendosur që ndeshjen ta regjistronte 3:0 në tavolinë për Serbinë, të cilës njëkohësisht ia hoqi tri pikë dhe e detyroi t’i zhvillojë dy ndeshje pa shikues.

Të dyja palët, si shqiptarët, ashtu edhe serbët, kanë mbetur të pakënaqur me vendimin dhe janë ankuar. Madje, kanë paralajmëruar se do të ankohen edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse nuk ndryshon vendimi i parë i UEFA-s.



Redaksia Online
(g.f/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!