Shtyhet votimi i Kodit të Etikës, të 
hënën votohet komisioni për Tahirin

Shtyhet votimi i Kodit të Etikës, të <br />hënën votohet komisioni për Tahirin<br>
Parlamenti nuk do të miratojë as këtë të hënë Kodin e Sjelljes së Deputetëve, dokument i cili rri në pritje që prej vitit 2013 dhe që forcon kontrollin etik të ligjvënësve. Deputeti rezistojnë për më shumë se 4 vjet të miratojnë Kodin e Sjelljes së tyre në Parlament, një dokument i prodhuar nga misioni i OSBE-së qysh në vitin 2013. Prej kaq vite zvarritjesh, javën e shkuar u duk sikur parlamenti do ta vuloste këtë qëndrim, por të hënën, në fund të seancës, një dakordësi Balla-Spaho, shtyu votimin.

Atë ditë në seancë u tha se i jepej mundësi Partisë Demokratike të propozojë të tjera ndryshime në Kod. Por asgjë nuk është bërë për një javë, dhe në rendin e ditës për seancën e së hënës, votimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve nuk është përfshirë. Edhe pse kanë pasur vite në dispozicion për të shkruar një dokument të përbashkët, palët nuk e gjejnë gjuhën për këtë dokument që synon të pastrojë parlamentin nga fjalori fyes, dhuna apo sjellje të padenja.

Ndërkohë të hënën, Kuvendi do të vendosë me votë nëse do të ngrejë apo jo një komision hetimor për çështjen “Tahiri” të kërkuar nga opozita.  PD kërkon që të hetohet parlamenti dhe qeveria për mos-arrestimin e Tahirit, dhe për rolin e mazhorancës në ekstradimin e financierit të Habilajve, Nezar Seitaj.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit