Shtyhet votimi për Gjykatën, Ashton:
Ende s'kam marrë letrën e Jahjagës
Kuvendi i Kosovës pavarësisht paralajmërimeve, nuk pritet që këtë javë të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale. Arsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e BE Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Jahjaga.
Kuvendi i Kosovës pavarësisht paralajmërimeve, nuk pritet që këtë javë të votojë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e Gjykatës Speciale.
RTK shkruan se arsye për këtë është se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton, ende nuk e ka kthyer letrën e konfirmimit pas ftesës së presidentes Atifete Jahjaga, bërë të hënën paradite.
Letra e konfirmimit është paralajmëruar se do të arrijë më së largu deri të martën, por ajo ende nuk është dorëzuar zyrtarisht në presidencë, bënë të ditur “Tribuna”.
“Letra e zonjës Ashton ende nuk ka arritur. Presim që pas ftesës tonë të marrim edhe konfirmimin nga zyrtarja e lartë e BE-së”, ka thënë këshilltari i presidentes, Arbër Vllahiu.
Kjo situatë e bën pothuajse të pamundur që këtë të enjte deputetët të votojnë për këtë dokument, ndërsa opsion tash mbetet java e ardhshme.
Një arsye më shumë për këtë është se deputetët krahas EULEX-it dhe gjykatës duhet të votojnë edhe për 12 ligje të cilat duhet të hyjnë në plotësim/ndryshim.
Zyrtarë qeveritarë i kanë thënë gazetës Tribuna se, Ministria e Drejtësisë ende nuk është e gatshme sa i përket harmonizimit të amendamenteve për këto ligje, prandaj sipas tyre duhet të pritet deri javën e ardhshme.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kur është pyetur për këtë çështje, vetëm ka konfirmuar se do të ketë votim edhe për ligje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
27.6%
-
Njësoj
15.7%
-
Më keq
56.7%
Vota total: 4559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eliminimi nga CL/ Orges Shehi 'sms' klubit: Duhet ndërhyrje në merkato, peng ndeshja e parë
1 Gusht, 22:50
-
'Lojtarët gabuan', Edlir Tetova pas eliminimit nga CL: Egnatia ishte në presion, s'e di pse
1 Gusht, 22:38
-
Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë
1 Gusht, 22:32
-
Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit
1 Gusht, 22:11
-
Këshilltari i Vjosa Osmanit tregon çfarë ndodhi në aeroport: Pala maqedonase mori çantën personale të presidentes, por telefoni nuk u dorëzua
1 Gusht, 21:59
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Incidenti i presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, zv.kryeministri i Maqedonisë: Ishte keqkuptim
1 Gusht, 21:36
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
'Dhunohet' Vjosa Osmani, sigurimi i Aeroportit të Shkupit tenton t'i marr celularin! Presidenca: E paprecedente
1 Gusht, 21:22
-
Spektakël në SHBA, Milani mposht minimalisht Real Madridin
1 Gusht, 21:08
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal! Humb jetën shoferi
1 Gusht, 21:03
-
Nikoll Lesi: Fiksimi i Edi Ramës dhe pse Berisha mbetet Sali
1 Gusht, 20:59