Shtyhet votimi për ligjin e KLD-së
mungonin deputetë të mazhorancës

Shtyhet votimi për ligjin e KLD-së<br />mungonin deputetë të mazhorancës
TIRANE - Është shtyrë për në seancën e rradhës, projekligji për KLD, pasi në seancën parlamentare mungonin deputetë të mazhorancës, krahas bojkotit të paralajmëruar të opozitës. Gjatë votimit të projektligjeve ditën e sotme në Kuvend, u mor vendimi për shtyrjen e projektligjit për KLD pasi kërkohen 84 vota, ndërkohë që në Parlament mungonin deputetët Tom Doshi, Mark Frroku, Armando Prenga dhe Vangjel Dule.

Ky i fundit ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare ku do të takohet me ministrin e jashtëm grek Evangelos Venizellos, me në qendër të diskutimeve për reformën territoriale dhe pakënaqësitë e shprehura nga minoriteti grek për hartën e re të vendit.

Ndërkohë nuk dihet ende arsyeja e mungesës së tre deputetëve të tjerë, ku vlen të theksohet se deputeti Doshi ka shprehur pakënaqësinë për punën e policisë në dy mbledhjet e Komisionit të Ligjeve, ndërsa Mark Frroku ka qenë fillimish i pranishëm në seancë dhe më pas është larguar.

Po për seancën e rradhës janë shtyrë edhe projektligji i Kodit Penal, projektligji për Kodin e ri Doganor, ligji për Gjykatën Administrative si dhe projekligji për dhënie amnistie.

Ndërkohë me 76 vota kundër dhe 2 pro është rrëzuar dekreti i Presidentit Bujar Nishani “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të  Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i cili e kishte sjellë në Parlament për rishqyrtim pasi sipas tij i cënohen kompetencat si komandant i Forcave të Armatosura.

Parlamenti ka miratuar me 78 vota pro dhe asnjë kundër projektligji për personat me aftësi të kufizuar. Me 77 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar edhe projektligji i ‘Dëmshpërblimit të dënuarve politikë të sistemit komunist’.

Gjithashtu me 74 vota pro dhe 4 kundër është miratuar Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore