Shtylla e Kosta zgjidhen anëtarë të
KLD,rrëzohen dekretet e Nishanit

Shtylla e Kosta zgjidhen anëtarë të<br />KLD,rrëzohen dekretet e Nishanit
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë në këtë seancë plenare ka rrëzuar dy dekretet e Presidentit Nishani për anëtarët e Gjykatës së Lartë, ndërkohë që me votim të fshehtë janë zgjedhur edhe dy anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta. Kandidatura e Presidentit Nishani për anëtare të Gjykatës së Lartë Elona Stavrit u hodh poshtë me 73 vota kundër, 3 pro dhe 3 abstenim, ndërsa Sokol Ngresi u rrëzua me 67 vota kundër dhe 7 pro.
Me votim të fshehtë dhe elektronik janë miratuar dhe dy kandidaturat për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.
 
Albana Shtylla mori 77 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa kandidatura e Vangjel Kostës u miratua me 71 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim.
 
Mazhoranca ka hequr nga rendi i ditës në Kuvend projektvendimin për zgjedhjen e kreut të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
 
Në rendin e ditës të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, ky projektvendim ishte, më pas u hoq dhe nuk dihet arsyeja.
 
Ndërkohë janë 4 kandidatë në garë për kreun e AMA: Anila Basha, Gentian Sala, Gentian Skenderaj dhe Bers Hado, të cilët pak ditë më parë prezantuan para komisionit të Medias pa praninë e opozitës vizionin e tyre për këtë institucion.

Kuvendi miraton dy anëtarët e KLD, Albana Shtyllën dhe Vangjel Kostën
Kuvendi votoi këtë të enjte Albana Shtyllën dhe Vangjel Kostën për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Edhe pse të propozuar nga mazhoranca, dy kandidaturat morën vota kundër nga deputetët. Albana Shtylla u votua me 77 vota pro dhe 2 kundër, ndërsa Vangjel Kosta me 71 vota pro dhe 7 kundër.
 
Shtylla dhe Kosta zëvendësojnë dy anëtarët e tjerë të shkarkuar nga Kuvendi, Elvis Çefa, njëherësh nënkryetar i KLD-së dhe Lulzim Lelçajn.

Edhe në këtë seancë opozita nuk ishte e pranishme, pavarësisht apelit më të fundit të kryeparlamentarit Meta për t’i dhënë fund bojkotit të nisur nga muaji korrik.

Kuvendi rrëzon dy kandidatët e propozuar nga Nishani për anëtar në Gjykatën e Lartë
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot dy kandidatët e propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë. Kandidaturat e Elona Stavri dhe Sokol Ndresi nuk u miratuan nga deputetët e Kuvendit, ndërkohë që edhe në Komisionet Parlamentare këto dy kandidatura janë rrëzuar. 

Gjatë votimit nominal, kandidatja Elona Stavro mori 3 vota pro nga deputetet Spartak Braho, Aqif Rakipi dhe Shkëlqim Selami, ndërsa abstenuan Vangjel Dule e Luan Rama.
 
Ndërsa, kandidati Sokol Ngresi mori vota pro nga deputetët Spartak Braho, Luan Rama, Shkëlqim Selami, Luan Duzha, Aqif Rakipi, Bujar Kllogjeri, ndërsa abstenoi Vangjel Dule.
 
Dy dekretet e rrëzuara sot e çojnë në pesë numrin e dekreteve që mazhoranca i refuzon Kreun të Shtetit për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë.

Eduard Ypi zgjidhet për anëtar i Komisionit të Konkurrencës
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kandidaturën e Eduard Ypit për anëtar të Komisionit të Konkurrencës. Deputetët e Kuvendit kanë votuar me votim të fshehtë dy kandidaturat e propozuara nga presidenti Bujar Nishani, Eduard Ypi dhe Armand Afezolli.

Kandidatura e Ypit është miratuar me 66 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim, ndërsa kandidati Afezolli ka marrë 12 vota pro, 63 kundër, dhe 4 abstenim.

Pranvera Strakosha zgjidhet anëtare e Komisionit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil
Kuvendi ka zgjedhur me 73 vota pro Pranvera Strakoshën si anëtare të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Dy grupe deputetësh, me jo më pak se 20 deputetë propozuan dy kandidatura për këtë pozicion, ndërsa me votim në seancën e sotme është zgjedhur një prej tyre. 

Kandidatja Arbana Basha ka marrë 8 vota pro, dhe 68 kundër.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'