TIRANE - Hetimi paralel që ka nisur nga prokuroria dhe SHKB-ja për zbulimin e personave që dekonspiruan operacionin e koduar “Megaoperacion”, ka çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Zamir Shtyllën,zv/drejtorin e SHKB në ministrinë e Brendshme.
 
Mësohet se Shtylla ka dorëzuar dosjen me materialin e mbledhur lidhur me hetimet që ka kryer struktura e tij, për disa efektivë policie në Vlorë dhe Tiranë. Pritet që shumë shpejt ky material të verifikohet nga ana e prokurorëve, të cilët më pas do vendosin për marjen të pandehur ose jo të uniformave blu që dyshohet se kanë dekonspiruar operacionin.
 
Siç mësohet, në dosjen e SHKB gjënden dhe disa mesazhe, ku oficerë të policisë e kanë paralajmëruar Marjan Mitron, që të bënte kujdes.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)