Bashkimi Europian do të propozojë sëshpejti sanksione të reja ndaj Iranit, pas shtypjes së protestave nga regjimi i Ajatollahut.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Presidentja e Unionit, Ursula von der Leyen, e cila i ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që të ndalin dhunën ndaj demonstruesve.
Ursula von der Leyen e përshkruan numrin në rritje të të vdekurve si "tmerrues" dhe është udhëheqësja e fundit perëndimore që dënon "përdorimin e tepërt të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirisë" në Iran.
"Bashkimi Evropian e ka listuar tashmë Trupën e Gardës Revolucionare Islamike në tërësinë e saj nën regjimin e sanksioneve për të drejtat e njeriut. Në bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë/Zëvendës së Lartë Kaja Kallas, sanksione të mëtejshme ndaj atyre që janë përgjegjës për represionin do të propozohen shpejt. Ne qëndrojmë me popullin e Iranit i cili po marshon me guxim për lirinë e tij", shtoi Von der Leyen.
Lajmi kryesor:
Protestat në Iran, regjimi ka vrarë 12 mijë persona! Trump iranianëve: Merrni në kontroll institucionet, ndihma e SHBA po vjen





