Shtyrja e fluturimeve nga Kabuli i ndryshon planin qeverisë shqiptare? Rama: Afganët mund të mos strehohen fare në konvikte

TIRANË- Disa godina në 'Qytet Studenti' në Tiranë do të shërbenin si vendstrehim i përkohshëm për afganët, bashkëpunëtorë të perëndimit që u rrezikohet jeta nga talebanët, por shtyrja e njëpasnjëshme e fluturimeve ka ndryshuar planet e qeverisë shqiptare. Kjo sepse ishte menduar që afganët do të qëndronin në 'Qytet Studenti' deri në nisje të vitit të ri Akademik, por ekziston mundësia që ato të mos strehohen fare në konvikte.

"Nuk bëhet fjalë hiq studentët dhe vër afganë", tha sot kryeministri Edi Rama, duke sqaruar se mund të vihet direkt në zbatim "plani 2", strehimi menjëherë në hotelet të përcaktuara deri më tani, Durrës e Berat.

"Mund të ndodh që të mos nevojiten në rast se do të lirohen strukturat e tjera që kemi bërë pas sezonit,nuk bëhet fjalë hiq studentët, dhe vër afganë, por thjeshtë për të shfrytëzuar këtë pjesë", tha Rama.

Shqipëria ka planifikuar që të strehojë një grup prej 4000 afganësh, që do të qëndrojnë në vendin tonë për të paktën 1 vit, megjithatë Rama nuk e përjashtoi mundësinë që nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë. 

Nga ana tjetër, dje me vendim të Këshillit të Ministrave, u ngrit një Task-Forcë e përbërë nga 7 ministra, e drejtuar nga Olta Xhaçka që do të merret në çdo hap, deri në akomodimin e tyre. Në një kohë që flitet për numra apo strehimin e tyre, nuk ka ende një datë konkrete se kur afganët priten që të vijnë në Shqipëri, kjo për shkak të situatës kaotike në aeroportin e Kabulit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Najada: 26/08/2021 19:32

    Përpara se të detyrosh stafin akademik, filoje me ministrat dhe Administratën Publike..

    Përgjigju
  • Flori: 26/08/2021 14:32

    C PUNE KANE AFGANET NE KONVIKTET TONA O MUT KRYEMINISTER....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka