PRISHTINE - Në ditën që ishte parashikuar të mbahej seanca konsitituive, blloku LDK-AAK-Nisma, janë mbledhur në një nga sallat e Kuvendit për të disktuar planet e tyre në vijim. Kreu i AAK-së, i mandatuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj e ka cilësuar shtyrjen e seancës më 18 shtator si të papranueshme, duke thënë se Flora Brovina nuk bëri gjë tjetër veçse i shërbeu partisë së saj, PDK-së, e cila po bllokon edhe krijimin e institucioneve.
Ndërsa lideri i LDK-së, Isa Mustafa e quajti shtyrjen e seancës një gjest të pashembullt duke shtuar se janë të gatshëm të marrin pjesë në një takim me Presidenten Atifete Jahjaga, nëse kjo e fundit do t’i ftonte. Në takimin e sotëm, nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse është nënshkruar midis tyre marrëveshja për bashkëpunim, vetëm 2 ditë më parë.
Nga ana tjetër, mediat kosovare kanë cituar sot përfaqësues të BE-së në Kosovë, të cilët mësohet të kenë thënë se nuk do të kishte asnjë probem nëse Vetëvendosje do të udhëheqë çështjen e dialogut me Beogradin.
Kjo pasi, lideri i partisë, Albin Kurti mësohet të ketë zbutur qëndrimin e tij në lidhje me faktorin serb. Mediat citojnë edhe Boris Stefanoviq, ish-bashkëbisedues i Edita Tahirit, i cili ka thënë se Kurti do të përfaqësojë bisedimet, por do t’i zhvillojë i udhëzuar nga qeveria e Kosovës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO