Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka konsideruar shtyrjen për një muaj për zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe, si një rrjedhojë e asaj që ai e konsideroi 'fushatë e madhe dezinforimi' e Beogradit.
“Ka qenë e egër fushata e dezinformimit, është folur për operacionin stuhia që do të ndodh të dielën, është folur për ferrin që do t’i pllakos serbët në Kosovë, e të tjera e të tjera. Ajo që është dashur të ndodh para 11 viteve ne po fillojmë të zbatojmë tani. Njëmbëdhjetë vjet ka pasur pritje e tash më pak se 1 muaj ka nxitim. Pra ky muaj qenka shumë më i rëndë se ato 11 vjet”, u shpreh Kurti gjatë seancës paralemntare në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë se më 29 qershor, Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për hyrjen të shtetasve të Serbisë në Kosovë, si dhe për mundësinë e riregjistrimit të makinave me targat e qyteteve në Kosovë, të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë me ato RKS dhe më 1 gusht parashikohej se do të niste zbatimi.
Pas kësaj, pati nëj situatë të tensionuar në veri të Kosovës më 31 korrik, pikërisht 1 ditë para nisjes së zbatimit të vednimit të Qeverisë së Kosovës. Pati protesta nëpër rrugë,ku u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin:
“Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”. Serbët lokalë në veri të Kosovës nuk u mjaftuan me kaq dhe nisën bllokimin e rrugëve me kamionë në veri të Kosovës.
Pas protestave që u shoqëruan me bllokimin e rrugëve në veri dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, Kosova vendosi që të shtynte zbatimin e vendimit deri në fillim të shtatorit. Kurti tha se vendimi për reciprocitet me Serbinë do të bëhet me1 shtator.
“Më mirë me 1 shtator se hiç”, tha Kurti.