VIDEO/ Pandeli Majko kërkon falje: Ndjesë për shtyrjen e mikrofonave, ndjesë në veçanti gazetares shtatzënë

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reflektuar pas incidentit të mëngjesit në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.

Në seancën parlamentare Majko mori fjalën për të kërkuar falje, ndërsa theksoi se ndjen në veçanti i kërkoi gazetares që ishte shtatzënë.

"Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja kërkoj gazetares që ka qenë shtatzënë", tha ai.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Pandeli Majko shtyn gazetaren shtatzënë para hyrjes në Parlament, Tabaku-Zhupa: Të merren masa! Majko kërkon falje në sallë


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'

Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'