
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta e futbollistit me origjinë malazeze të Skënderbeut Milutin Kercic.
Përmes një postimi në Facebook, Kercic ishte modeli i një lojtari korrekt në fushë dhe i dalluar për teknikën e rrallë.
Meta shkruan se Kercic do kujtohet për kontributin e tij dhe për frymësimin e vlerave të veçanta sportive.
Postimi i Ilir Metës:
Mësova me hidhërim lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej legjendave të "Skënderbeut" dhe futbollit shqiptar, Milutin Kërçiç, idhullin e shumë fëmijëve korçarë të viteve '70-'80, të vlerësuar për talentin e tij të jashtëzakonshëm nga të gjithë sportdashësit dhe ne, që patëm fatin ta shihnim në fushën e blertë. Model i lojtarit korrekt në fushë, virtuoz me topin dhe i dalluar për teknikën e rrallë, Milutin Kërçiç do kujtohet gjithmonë me respekt për kontributin e veçantë të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, shembull frymëzues për vlerat e veçanta sportive dhe qytetare, që përfaqësonte. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe të gjithëve sportdashësve për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Skënderbeut! Luajti me të rinjtë e kombëtares shqiptare! Meta: Do kujtohet për kontributin në sport









