Situata e zjarreve duket se shënon përmirësim. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, janë shuar zjarret në Dajt, Priskë, Kostren 2 e Peqin. Vatrat në Çikallesh, Mallakastër e Plan të Bardhë janë nën kontroll, ndërsa vijon puna në Memaliaj.

Operacionet për shuarjen e zjarreve kanë vijuar në disa qarqe të vendit, me mbështetjen e strukturave vendore dhe Forcave të Armatosura.

Në Dajt dhe Priskë zjarret janë shuar plotësisht.

Në Çikallesh (Kavajë) dhe Mallakastër vatrat janë izoluar dhe situata është nën kontroll.

Në Plan të Bardhë (Klos) situata është vënë nën kontroll.

Në Kostren 2 (Berat) dhe Uruç (Peqin) zjarret janë shuar, ndërsa në Alikomemaj (Memaliaj) vijon puna për shuarjen e një vatre aktive.

AKMC vijon monitorimin dhe koordinimin e forcave në terren deri në neutralizimin e plotë të situatës”, njofton agjencia.


Lajmi kryesor:

Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)