Shuhet aktori korçar Marko Bitraku
vuante nga një sëmundje e rëndë

Shuhet aktori korçar Marko Bitraku<br />vuante nga një sëmundje e rëndë
Mbyll sytë në moshën 64 vjeçare aktori i mirënjohur i teatrit Kombëtar Marko Bitraku pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.. Bitraku ka lindur më 15 janar 1951 në Opar të Korçës. Pasi përfundoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve më 1874, nisi punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Z. Çajupi” të Korçës. 

Krahas teatrit, Bitraku ka interpretuar mëse 13 role kinematografike. Interpretimi më i fundit i Bitrakut është në filmin “Kronikë Provinciale” më 2009. 

Vendi ku ai kaloi shumicën e jetës së tij Teatri Kombëtar i shpreh ngushëllimet familjarëve të aktorit të mirënjohur. Homazhet do të zhvillohen të premten në TK nga ora 12.00- 14.00.

Kush ishte Marko Bitraku
Marko Bitraku ka lindur në 15 Janar të vitit 1951 Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin "Andon Zako Çajupi" të Korçës. Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës.Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë "Jovan Bregu, refugjat" e Adelina Balashit. 

Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës "Velloja e bardhë" e Odise Plakut.

Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv "Flamur në dallgë" në vitin 1977. Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin "Asgjë nuk harrohet" në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin "Njerëz në rrymë", rolin e Samiut në filmin "I dashur armik" në vitin 2004 etj. 
Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin "Kronikë Provinciale" në vitin 2009.

Kinematografi

2009 -- Kronikë provinciale....
2008 -- Dhimbja e dashurisë (Film TV)....
2007 -- Mao Ce Dun....Myslimi
2006 -- Gjoleka, djali i Abazit...Samiu
2004 -- Ishte koha për dashuri....Sadik Pali
2004 -- I dashur Armik.....Samiu
2001 -- Parrullat/Slogans......Gjini
1989 -- Njerëz në rrymë.....Rushka
1986 -- Dasëm e çuditshme......Asimi
1986 -- Fjalë pa fund.....Apostoli
1985 -- Asgjë nuk harrohet......Selmani
1984 -- Kush vdes në këmbë....Shërbëtori i kuajve
1980 -- Plumba Perandorit (Film TV)......Dezertori
1979 -- Mësonjëtorja.......Komandanti i xhandarëve
1978 -- Gjeneral Gramafoni.......xhandar Isufi
1977 -- Flamur në dallgë (Film TV)

Teatër
Berberi i Seviljes” e Bomarshesë..........................Don Bazilio
“Franku i V-të” e Dyrrenmat.................................Hajni
“Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit................Jovan Bregu

Regjisor
Teatër
2008 -- “Velloja e bardhë” e Odise Plaku
 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë