Shuhet David Bowie, sëmundja e
kancerit mposht legjendën e rock

Shuhet David Bowie, sëmundja e<br />kancerit mposht legjendën e rock
SHBA - Këngëtari legjendar David Bowie u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare pasi luftoi me sëmundjen e rëndë të kancerit për 18 muaj.
 
Ylli i muzikës rock me një karrierë 50-vjeçare, i cili javën e kaluar prezantoi  albumin e tij të ri "Blackstar", ishte një nga artistët më të suksesshëm të shekullit të XX-të dhe krijues i stilit të veçantë muzikor në vitet '70 glam rock.
 
Bota e showbizit është bashkuar në dhimbjen për ndarjen nga jeta të një prej muzikantëve më të njohur në botë.
 
Zemra e Bowie pushoi së rrahuri ndërsa ishte i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje të fshehtë me kancerin. Të afërmit e tij kanë kërkuar nga mediat të respektojnë privatësinë e tyre gjatë ceremonisë mortore.
 
Muajt e fundit, legjendari Bowie ishte parë shumë rrallë në publik.

david bowie

Lajmin e hidhur e dha fillimisht djali i tij, Duncan Jones, i njohur gjithashtu si Zowie Bowie. "Me keqardhje dhe i trishtuar ju njoftoj se është e vërtetë. Dashuri për të gjithë", shkroi ai në rrjetin social Twitter.

david bowie
 
Kanye West, ylli i muzikës moderne rep dhe pop i është bashkuar ngushëllimeve për humbjen e Bowie: "David Bowie ishte frymëzimi im", shkruan ai.
 
Ndërsa Eddie Izzard kërkoi që të gjitha stacionet radiofonike në mbarë globin të luajnë sot vetëm muzikë David Bowie muzikë sot.
 
Kryeministri britanik David Cameron në mesazhin e tij ngushëllues kujton: Jam rritur duke dëgjuar dhe shikuar gjenialin David Bowie. Një humbje e madhe"
 
Me mijëra adhurues të muzikës së tij kanë shprehur dhimbjen për vdekjen e papritur të yllit të rockut duke shpërndarë në rrjetet sociale muzikën e tij.
 
David Bowie lindi në Brixton në Londrën e Jugut. dhe e nisi karrierën e tij si muzikant duke kapur majat e famës në vitin 1969 me hitin "Space Oddity". Gjatë viteve 1970, Bowie konsiderohej një nga muzikantët më radikal në botë.

david bowie

Ai ishte gjithashtu një krijues i rrallë, i cili eksperimentoi me muzikën tradicionale pop në albumet e tij si " Heroes", "Low and Diamond Dogs", ndërsa ka luajtur edhe në filma si "The Man Who Fell to Earth" and "The Last Temptation of Christ".

Në kulmin e famës së tij në vitin 1970 ai deklaroi se ishte biseksual. Bowie ishte martuar dy herë, me gruan e parë Angie në 1970, me të cilën lindën djalin Duncan, derisa në vitin 1980 i dha fund marrëdhënies me të.

Më vonë ai u martua me supermodelen Iman, me të cilën ka një vajzë të quajtur Alexandria e cila tashmë është 15 vjeçe.
david bowie iman

VIDEO - Disa nga hitet e David Bowie







  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Dosja britanike e Berishës 'non-grata'! Zbulohen lidhjet korruptive dhe me bosin hasian të krimit në Londër

Dosja britanike e Berishës 'non-grata'! Zbulohen lidhjet korruptive dhe me bosin hasian të krimit në Londër