HRADECEK – Ish presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Havel vdiq dje në moshën 75 vjeçare. Si një konsumues “besnik” i duhanit, prej vitesh ai vuante nga disa sëmundje dhe së fundmi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.
Havel ishte presidenti i fundit i Çekosllovakisë në vitet 1989-92 dhe i pari i Republikës Çeke në vitet 1993-2003. Ai u bë symbol i lirisë në Evropë dhe për këtë mori shumë çmime si atë Presidencial Amerikan për Paqe, Medaljen e Lirisë së Philpadelphias, Urdhërin e Kanadasë dhe shumë të tjera. Në vitin 2005 nga revista Prospect u zgjodh në mesin e 100 intelektualëve. Havel është vlerësuar gjithmonë për mënyrën paqësore me të cilën udhëhoqi vendin drejt rrëzimit të komunizmit. U njoh botërisht si politikani dissident që luftonte pushtetin e ashpër komunsit të Çekosllovakisë. Ai ishte lideri opozitar që udhëhoqi “Revolucionin Rozë” që e solli në pushtet e më pas solli demokracinë duke i bërë republika Çekinë e Sllovakinë.