Shuhet ëndrra për liri e 'Zogut të Tiranës' , pas 15 ditësh gjykata vendos masën 'arrest në burg'

Hermes Nikaj, i riu që njihet ndryshe dhe si “Zogu i Tiranës”, i ndaluar në 24 nëntor 2019 nga policia, është mbyllur në qeli dhe do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Në datën 12 dhjetor gjyqtarja Shefkia Demiraj, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë arrest në burg me afat 15 ditor për Nikaj, dhe të urdhërojë qëndrimin e tij në qeli. Ky vendim i gjykatës ka ardhur pasi është njohur m të dhënat e fituara nga përgjimet e prokurorisë por dhe nga një ballafaqim që është kryer mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë, së bashku me Nikaj në një dhomë të hotelit “Autostrada”.

Nikaj është mbrojtur në sallën e gjyqit se nuk ka bërë asnjë gjë të keqe në jetë, madje ka shtuar se në momentin e ndalimit nga policia, ai dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në dhomë, ishin të veshur me mbathje. Nikaj u mbrojt përpara gjyqtares Demiraj, se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujdo. I kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka treguar se klienti i tij nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë, por ai ka qenë vetë viktimë e prostitucionit.

Sipas avokatit, si vajza dhe Nikaj që njihet si "Zogu i Tiranës" kanë shkuar me dëshirë në hotel, ku kanë qëndruar në prezencë të personit tjetër biznesmenit A.Gjini. Avokati pohoi se tashmë ky vendim është apeluar në gjykatën e Apelit Tiranë, ku është kërkuar lirimi i Nikaj nga qelia.“…nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje…”-deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Ndërkohë për Anjeza Bena, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Bena rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, ku flet me Nikaj për punën e klientëve dhe vajzave. Gjithashtu gjyqtarja Shefkie Demiraj ka caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion. Ndërkohë në 27 nëntor 2019 për Anjeza Bena, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, gjykata caktoi masën e “arrestit në shtëpi”. Bena rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, ku flet me Nikaj për punën e klientëve dhe vajzave. Gjithashtu gjyqtarja Shefkie Demiraj ka caktuan masën e sigurisë detyrim paraqitje për biznesmenin A.Gjini dhe tre vajzat që ushtronin prostitucion.

Momenti i arrestimit të Hermes Nikaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myrtezaj: 16/12/2019 15:15

    Po hollandezt ca than, than ndonji gjo hollandezt? Po kavajsit ç thon?

    Përgjigju
    • Loku: 16/12/2019 20:47

      Kavajsit Thone qe Beratsit ne Itali kane cuar per Prostitucionin kushuritat e Veta

  • Dilau: 16/12/2019 13:48

    Ky eshte ai qe nuk bente dot pa jete luksi, mesa duket ja plotesuan deshiren.

    Përgjigju
  • Adi: 16/12/2019 13:24

    Ja bone vitin e ri cunave te peqinit feeste super do bojne

    Përgjigju
    • Llazi: 16/12/2019 18:40

      Ore nuk kan hedh lek cunat, po ka hedh ky lek mos me dal. Don te kaloj 1 vit te ri ndryshe

    • Ehhh: 16/12/2019 14:02

      Kan hedh lek cunat mos me dal ky. Pse vetem do kalojne vit te ri ata

    • Lui: 16/12/2019 13:47

      hahaha ado ke qen dhe je i modh. sprano njeri mo amnisti atje sa te kene kete

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja