Muzika në zi, ndërron jetë kompozitori Ennio Morricone

Sot bota e artit humbi Ennio Morricone-n, një nga kompozitorët më të shquar në historinë e muzikës së filmit.  Sipas avokatit të familjes, ai vdiq në një klinikë në kryeqytetin italian, për shkak të pasojave të një rënie, gjatë një aksidenti banal.

Lindur në Romë, më 10 nëntor 1928, muzika e Maestros 91 vjeçar është përdorur në mbi 60 filma fitues të shumë çmimeve.

Fama e tij pothuajse e pavdekshme ‘shpërtheu’ falë partneritetit artistik me regjisorin Sergio Leone, dhe më pas gradualisht me të tjerë emra të kinemasë si regjizori Bernardo Bertolucci.

Dirigjenti i njohur, tashmë fitues i dy çmimeve Oskar, në vitin 2007 (për karrierën e tij) dhe në vitin 2016 për kolonën zanore të " "The hateful Eight"  ai ishte autori i fonogramave më të bukur në skenën e kinemasë italiane dhe botërore.

Ai ishte kontribues i padiskutueshëm në filma të shumtë, të tillë si ‘Nuovo cinema Paradiso’,  ‘Lolita’, ‘La leggenda del pianista sull'oceano’, ‘C'era una volta in America’, ‘C'era una volta il West’, ‘Profesionisti’ apo dhe ‘Per un pugno di dollari’

Në karrierën e tij marramendëse, ai ka fituar gjithashtu edhe tre Çmime Grammy, katër Golden Globes, gjashtë Bafta, dhjetë David di Donatello, një Luan të Artë dhe dy çmime të Filmit Evropian.

Funerali i Ennio Morricone do të mbahet në formë private "në lidhje me ndjenjën e përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar aktet e ekzistencës së tij", thuhet në një shënim të lëshuar nga familja

Media italiane ndërkohë ka publikuar një status të lënë gati nga kompozitori i mirënjohur, Ennio Morricone, për vdekjen e tij.

“Unë, Ennio Morricone kam vdekur. Ua njoftoj kështu të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg, që i përshëndes me shumë dashuri. 

Është e pamundur t’i përmend të gjithë. Por një kujtim i veçantë është për Peppuccio-n dhe Roberta-n, miq të dashur shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë.

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë kështu dhe të mbahet një funeral privat: Nuk dua t’ju shqetësoj.

Përshëndes ngrohtësisht Ines, Laura, Sara, Enzo dhe Norbert, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës sime me mua dhe familjen time.

Dua të kujtoj motrat e mia Adriana, Maria, Franca dhe partnerët e tyre me dashuri dhe t’u them se i kam dashur shumë. Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Marco, Alessandra, Andrea, Giovanni, nusen e djalit, Monica dhe nipërit e mbesat e mia Francesca, Valentina, Francesco dhe Luca.

Shpresoj që ata ta kuptojnë se sa shumë i kam dashur. E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Për të ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur bashkë dhe që më vjen keq ta braktis. Për ty lamtumirën më të dhimbshme”.

Më poshtë video të disa kompozimeve më të njohura të Ennio Morricone

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • muzika hyjnore: 06/07/2020 16:47

    Edhe ne Parajse ndigjohet muzika jote. Je shkrire me muziken e tingujt e Universit... Do te jesh i pavdekshem dhe i perjetshem dhe natyrisht i paharruar ne jete te jeteve...

    Përgjigju
  • Lui: 06/07/2020 16:22

    Nje nder kolonat zanore me te bukura te te gjitha koherave eshte "La leggenda del pianista sull’oceano" un capolavoro.. Ennio Morricone, nuk ke vdekur, thjeshte je shnderruar ne molekula qe kane hyre ne qelizat e cdo njeriu qe ka degjuar muziken tende dhe e ka informuar dhe formuar se si duhet te jete nje qenie njerezore.

    Përgjigju
  • Mario: 06/07/2020 09:40

    Rip onnjeri I madh. U rritem me muziken tende dhe u bere motiv per te ecur perpara. I dhe shume kesaj bote. Shpirti ne parriz.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)