Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për vdekjen e legjendës së futbollit Fadil Vokrri. Shefi i qeverisë shqiptare thotë se Vokrri do të mbetet në memorien e çdo futbolldashësi shqiptar.
LAMTUMIRË KAMPION - Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar
Edi Rama
Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kujton takimin e fundit me Vokrrin, pak javë më parë në Prishtinë.
Para pak javesh ne Prishtine pata fatin t’i shtrengoja doren per here te fundit legjendes kosovare te futbollit Fadil Vokrri! Nuk gjeti paqe pa e fut Kosoven ne @UEFA & @FIFAcom gjer sa ja doli me sukses! Kampion ne fushe, kampion jashte saj - falemnderit per kujtimet kampion!
Erion Veliaj
Fadil Vokrri ndëroi jetë sot pas një ataku kardiak.
Ahhh mjeksia kosovare je tragjedi kombëtare !!!! Ngushllime ....
Përgjigju