Një aksident tragjik rrugor i mori jetën një familje shqiptare. Aksidenti ndodhi dje pasdite  në fshatin Zhur të Prizrenit, ku humbën jetën babai dhe dy djemtë e tij. Bashkia Zhur e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie në shenjë respekti për rastin tragjik.

Viktima nga ky aksident mbetën Ramiz Sope 50 vjeç djali i tij Behar Sope 24 vjeç si dhe Lumbardh Sope 22 vjeç,

Viktimat mësohet se ishin duke udhëtuar me një mjet tip Golf në momentin kur u përplasën me një kamion që pastronte borën përgjatë kësaj rruge, dhe për pasojë ata mbetën të vdekur në vend.

Familja e shuar në aksident

Edhe Presidenti Hashim Thaci, ka ngushëlluar familjen Sope

"Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe", shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

Foto nga vendi i ngjarjes