TIRANË-Shuhet në moshën 83-vjeçare tenori virtuoz, simboli historik i muzikës operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u shua mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij në Tiranë, ku jetonte sëbashku me bashkëshorten, artisten Luiza Çako. Ai është babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.
Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Fëmijërinë e kaloi në Korçë, aty ku serenatat nuk reshtën asnjëherë së kënduari. Më pas u vendos në Kuçovë, ku dhe spikati nëpër aktivitetet në shtëpinë e kulturës, ku edhe i dhanë të drejtën për studime në Liceun Artistik. Adoleshencën e kaloi në Tiranë. Në vitet 1957 dhe 1961 studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
I nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” Gaqo Çako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, kanë ngelur në repertorin e muzikës klasike me performancën e mjeshtrit të vokalit Gaqo Çako. Ka shëtitur pothuajse në të gjithë teatrot e botës.
Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Ai ka interpretuar veprat më të mira të kompozitorëve botërorë, edhe shqiptarë, por edhe ka kënduar në 28 edicione të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për vdekjen e tenorit Gaqo Çako. Në një status në rrjetet sociale Rama thotë se me largimin nga jeta të Çakos, botës së artit i shuhet një jetë e përkushtuar ndaj artit.
“Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip #RESPEKT”-shkruan Rama.
Iku i madhi por i thjeshti GAQO .Zë hyjnor ,trup kollos ,shpirt flori. Sa keq që po ikin një nga një njerëz të tillë,jo vetëm artistë të shquar por në rradhë të parë qënie që rrezatonin dashuri në çdo fjalë të thënë.Bota do të ishte më e mirë në qoftë se secili prej nesh do të ishte pak "Gaqo"brenda vetes.U prefsh në paqe o zotëri burrë GAQO ÇAKO.
PërgjigjuNje tjeter gjigand i skenes mbylli syte pergjithnje. U prehsh ne paqe!
PërgjigjuPo shuhen Yjet e vleres dhe te punes dhe po na ngelin vetem plehrat e politikes! I paharruar dhe i qofte i lehte dheu!
PërgjigjuI paharruar qofte kujyimi i tij
PërgjigjuRespekt të madhit Gaqo, lavdi emrit dhe veprës së tij! ❤️❤️❤️
PërgjigjuIku edhe nje ikone tjeter qofte i lehte dheu ngushullime familjes Zoti i lehtesofte dhimbjen.
Përgjigju