Anastas Janullatos
Kisha Ortodokse në Amerikë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
“Me hidhërim të thellë dhe me shpresën e Ngjalljes, Kisha Ortodokse në Amerikë i bashkohet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe mbarë botës ortodokse në vajtimin e fjetjes në Zotin të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili u nda nga jeta më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare.
Një figurë e madhe në botën moderne ortodokse, Fortlumturia e Tij luajti një rol thelbësor në rindërtimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë pas dekadash persekutimi të sponsorizuar nga shteti. Përmes përpjekjeve të tij, u rindërtuan kisha, u krijuan seminare dhe institucione bamirësie, dhe u formua një brez i ri klerikësh dhe besimtarësh, duke siguruar ringjalljen e Kishës pas një prej periudhave më të ashpra të shtypjes në historinë e krishterimit. Zelli i tij misionar, urtësia baritore dhe besimi i tij i palëkundur në Krishtin lanë një gjurmë të thellë në botën ortodokse.
Zoti ia bëftë të përjetshme kujtimin”,- thuhet në reagimin e Kishës Ortodokse në Amerikë.
Lajmi kryesor: