Shuhet Leka Zogu, pretendenti
i fronit mbretëror |

Shuhet Leka Zogu, pretendenti<br />i fronit mbretëror |
TIRANE- Shuhet, në moshën 72 vjeçare Leka Zogu I. Pretendenti për fronin  mbretëror ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi nuk arriti t'i mbijetonte një arresti kardiak të përsëritur. Zemra e trashëgimtarit të mbretit Zog, pushoi së rrahuri në orën 08. 45 minuta në reanimacionin e pavionit të Neurokirurgjisë të "Profesor Kurti" në spitalin “Nënë Tereza” këtu në Tiranë. Vetëm 15 minuta më vonë lajmi u bë publik në media, ndërsa rreth orës 10: 20 minuta erdhi dhe zyrtarizimi nga  familja mbretërore e cila shprehu ngushëllime popullit shqiptar për “humbjen e sovranit tonë legjitim”.

Prej disa ditësh gjendja shëndetësore e 72 vjeçarit raportohej se ishte kritike dhe i ishte nënshtruar një frymëmarrje të asistuar ndërkohë që të premten kishte pësuar një tjetër arrest kardiak.  Leka Zogu I ishte shtruar në reanimacionin e Qendrës Universitare në Tiranë qysh prej datës 16 nëntor, dhe ndodhej nën mbikëqyrje mjekësore 24 orë.
 
Rreth ores 11.00 trupi i pajete i Leka Zogu I u largua nga spitali drejt rezidencës mbretetore, në rrugën Murat Toptani ku kanë nisur përgatitjet për ceremoninë  mortore.

Ora 10 23 FAMILJA MBRETERORE: ZEMRA E MBRETIT U SHUA NE OREN 08: 45 MINUTA
Familja mbretërore nëpërmjet një njoftimi për shtyp deklaroi se zemra e Leka Zogut u shua në orën 08. 45 minuta të mëngjesit të sotëm, 30 nëntor.
Gati 15 minuta më pas, në orën 09: 02 lajmi u përhap në media.
 

Përfaqësuesi i Oborrit Mbretëror, Sulejman Gjana deklaroi se Leka Zogu mjekohej nga vuajtje multisistemike, ku mbizotëronte vuajtja e zemrës dhe e mushkërive.
“Të premten e kaluar 72 vjeçari kishte pësuar një tjetër atak kardiak. Ndërsa kishte problem me funksionimin e mushkërive. Familja mbretërore falenderoi mjekët për kujdesin dhe shpreh ngushëllime shqiptarëve për “humbjen e sovranit tonë legjitim”.

Ora 10: 00 VASILI: MJEKET BENE TE PAMUNDUREN

Ministri Shëndetësisë Petrit Vasili deklaroi se “Leka Zogu i vdiq nga një arrest kardiak i përsëritur”.“Për fat të keq gjëndja e tij shëndetësore shkoi duke u rënduar. Mjekët bënë të pamundurën, por tentative për ta rikthyer në jetë ishin pa sukses.

“Gjëndja shëndetësore ishte tepër e rënduar edhe pse ishte duke u ndjekur nga një staf i kualifikuar mjekësh. Pak kohë më parë është çertifikuar edhe akti i vdekjes si pasojë e një arresti kardiak të përsëritur” tha Vasili.

MBRETI NE SPITAL
Një ditë pas shtrimit në spital mjeku Mentor Petrela, tha se mbreti mjekohej nga vuajtje multisistemike, ku mbizotëronte vuajtja e zemrës dhe e mushkërive.
Sipas Petrelës, mbreti vuante në mënyrë kronike nga dëmtime të disa organeve, të cilat për shkak të moshës, kanë përkeqësuar funksionimin e tyre. Prej vitesh pretendenti për fronin mbretëror kishte shfaqur probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe tendenca e anoreksisë së theksuar.

Leka Zogu I u vizitua në spital dhe nga krerët më të lartë të shtetit, si Presidenti Bamir Topi apo e Kryeministrit Sali Berisha.

Familja mbretërore në njoftimet e saj mbi gjendjen shëndetësore të mbretit, pat shprehur dhe falenderimet dhe mirënjohjen më të lartë për kujdesin që mjekët shqiptarë treguan për njeriun e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin